AKTIVITET TRAJNUES: “Dhuna në familje sipas nenit 130/a të Kodit Penal" - 3 qershor 2026

Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me Qëndrën për Nisma Ligjore (QNL), më datë 3 qershor 2026, zhvilluan aktivitetin trajnues me temë: “Dhuna në familje sipas nenit 130/a të Kodit Penal.Ndryshimet e dispozitës dhe raporti me ligjin për dhunën në familje. Interpretimi i termave “gjini e afërt” dhe “krushqi e afërt”. Praktikat e ndryshme gjyqësore lidhur me rrethin e pjesëtarëve të familjes që janë subjekt i veprës penale të dhunës në familje. Interpretimi i rrethanës cilësuese “më shumë se njëherë”  dhe në praninë e fëmijëve” sipas paragrafit të katërt të nenit 130/a të Kodit Penal. Parashikimet ndërkombëtare dhe praktika gjyqësore.”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë. 

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë SHM: Valbona Vata, Marjeta Zaimi

Lehtësues SHM: Gëzim Spahiu

Ekspertë QNL: Erlanda Agaj

Qëllimi i këtij trajnimi është: Përditësimi i pjesëmarrësve në trajnim me standardet ndërkombëtare, praktikën ndërkombëtare dhe atë vendase lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”.

Metodologjia e trajnimit është e ndërthurur midis trajtimeve teorike të koncepteve dhe prezantimet e rasteve praktike nëpërmjet hulumtimit të vendimeve të gjykatave të huaja apo vendase.

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Standartet ndërkombëtare të rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare. Konventa CEDAW. Raporti me Ligjin nr. 11/2026 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare;
  • Interpretimi i termave rrethanës cilësuese “më shumë se njëherë”  dhe në praninë
    e fëmijëve” sipas paragrafit të katërt të nenit 130/a të Kodit Penal dhe studim në formë statistikore për veprën penale të parashikuar nga neni 130/a/4 ndër vite;
  • Prezantimi i praktikave ndërkombëtare dhe evidentimi i problematikave të zbatimit të nenit 130/a të K.Penal në praktikën tone gjyqësore
  • Kuptimi i formave të ndryshme të dhunës në familje dhe kriminalizimi i tyre; Rrethana cilësuese “në mënyrë të përsëritur” në raport me rrethanën “më shumë se njëherë”; Rrethana cilësuese “në prani të fëmijëve”; - Thirrja e fëmijës si viktimë, në rastet kur dhuna ndodh në prani të saj; - Raporti i veprës penale të dhunës në familje me veprat penale të keqtrajtimit të të miturëve, përndjekjes, shkaktimit të vetëvrasjes etj.; - Dhuna në familje apo dhuna për shkak të marrëdhënieve familjare;
  • Cilësimi juridik në rastin kur dhunohen disa anëtarë të familjes njëkohësisht; - Rrethi i pjesëtarëve të familjes subjekt i veprës penale të dhunës në familje, dhuna mes partnerit aktual dhe ish-partnerit të gruas, dhuna ndaj prindërve të bashkëjetuesit, nocioni “vjehërr”, dhuna ndaj personit nën kujdestari apo personave nën një autoritet të caktuar; 
  • Problematika e arrestimit në flagrancë të autorit të veprës penale të dhunës në familje. Rregullimi i dhunës në familje në legjislacionin penal Itali.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.